Portugalia ‘vidhet’ në Beograd: Topi qartazi kaloi vijën por nuk u gjykua si gol, Serbia nxjerr barazim

Portugalia ‘vidhet’ në Beograd: Topi qartazi kaloi vijën por nuk u gjykua si gol, Serbia nxjerr barazim

Cristiano Ronaldo ka dalë nga fusha tejet i frustruar pas mos pranimit të golit nga gjyqtari i ndeshjes.

Serbia dhe Portugalia u ndanë me rezultatin baras, 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Por, në minuntën e 92′ portugezi, Cristiano Ronaldo doli para portës ku goditi topin dhe në fund mbrojtësi serb pastroi topin nga vija e portës.

Sipas xhirimeve, rasti duket i dyshimtë, edhe pse nga këndi i kamerës duket se topi ka kaluar vijën.

Ronaldo doli nga ndeshja, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u ndëshkua me të verdhë. Gjyqtari i ndeshjes vendosi që goli nuk do pranohet.

Më poshtë mund të shihni rastin e dyshimtë.

Shpërndaje në: