Portugalia mposht me lehtësi Turqinë, siguron kalimin në fazën eliminuese

Portugalia mposht me lehtësi Turqinë, siguron kalimin në fazën eliminuese

Portugalia ka shënuar një fitore bindëse në duelin e raundit të dytë të fazës grupore në EURO 2024, duke e mposhtur Turqinë me rezultat 3-0.

Portugezët zhbllokuan sfidën përmes Bernardo Silvas në minutën e 21-të, teksa pak minuta më vonë epërsia për ta u dyfishua, kur mbrojtësi Samet Akaydin pas një moskomunikimi me portierin turk, shënoi një autogol në minutën e 29-të.

Goli i tretë dhe i ‘nokautit’ nga portugezët erdhi nga Bruno Fernandes në minutën e 56-të, i cili u asistua nga Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore, Portugalia mbledh pikët e plota pas dy dueleve dhe siguron kalimin tutje në fazën eliminuese.

Në sfidën e fundit të grupeve, Portugalia do të përballet me debutuesit gjeorgjianë, ndërsa Turqia me Çekinë.

Shpërndaje në: