Portreti i Bekim Fehmiut në pullën postare të Serbisë (Foto)
Dje në teatrin “Atelje 212” të Beogradit, u organizua ceremonia e prezantimit të tetë pullave të reja postare me portretet e yjeve teatrore “serbe dhe jugosllave”, siç transmeton portali serb, “Blic”. Botimi i këtyre pullave postare u realizua nga “Pošta Serbije”.
Gjatë këtij përurimi, për aktorin Bekim Fehmiu foli aktorja serbe Ljiljana Dragutinović e cila ndër të tjera tha: “Bekim Fehmiu është njëri nga simbolet e filmit, i shpëblyer në vend dhe në botën e jashtme, i cili u veçua veçanerisht në filmin jugosllav të regjisorit Aleksander Saša Petrović, “Mbledhësit e puplave”. Ajo permendi edhe librin e tij autobiografik “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm” ku Bekimi shkruan për fëmijerinë e kaluar në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren në vitet e pararuftes se Dyte Boterore, deri në vitin 1954, shkruan KultPlus.
“Bekimin e ndjeja si vëllaun tim, familja e tij i gjasonte familjes sime, nëna e tij ishte nëna ime. Mes nesh kishte afri vëllazërore dhe respekt të ndërsjellë. Bekimin e doja dhe e respektoja për talentin e tij të madh, për zemrën dhe fisnikërinë e tij të madhe”, tha aktorja Ljiljana Dragutinović.