Portokall apo mandarinë? Cili është më i shëndetshëm?

Portokall apo mandarinë? Cili është më i shëndetshëm?

Ndërsa portokalli vendoset në krye të familjes së agrumeve, edhe pjesëtarë të tjerë meritojnë të njëjtën vëmendje. Midis tyre është mandarina, që në fakt është një varietet kinez.

Ka disa dallime të rëndësishme mes dy frutave që do t’ju ndihmojnë t’i konsumoni edhe sipas dietës suaj:

Portokalli

Kur vjen puna për kaloritë e portokallit, me bindje themi se ato janë të ulëta. Ja pse ky frut është zgjedhur nga shumë dietologë si pjesë e sallatave dhe ëmbëlsirave që përdorin. Portokalliet janë gjithashtu të mëdha, kur hahen të papërpunuara dhe mund të bëhen lëng.

Një portokall ka 60 kalori dhe pothuajse të gjitha vijnë nga karbohidratet, duke përfshirë niseshtenë dhe sheqerin. Kjo do të thotë se portokalli mund t’ju japë energjinë e nevojshme për trupin.

Portokalliet janë gjithashtu të pasura në fibra dietetike. Një portokalli i plotë përmban 15 gram karbohidrate, të cilat mund t’ju ndihmojnë për një periudhë më të gjatë kohe.

Fibrat e portokallit ju ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme, në mënyrë që të shmangni kapsllëkun. Përveç kësaj, portokalliet kanë 1 gram proteina dhe më pak se 1 gram yndyrë.

Sa për vitaminat, portokalliet kanë vitaminën C, më të rëndësishme për trupin, së bashku me vitamin të tjera dhe minarale, shkruan Shije. Portokalli është i pasur me antioksidantë, rreth 70 gram në total, duke ju dhënë pothuajse 100 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave.

clementines-tangerines

Mandarina

Ndërsa portokalli ka 60 kalori, mandarina përmban vetëm 47 kalori. Megjithatë, kjo është për shkak të madhësisë që ka mandarina. Sa për karbohidratet, ato kanë 12 gram, ose 3 tre gram më pak se ato të portokallieve.

Ata kanë pothuajse të njëjtën sasi yndyrash dhe proteinash, më pak se 1 gram. Sa për fibrat, nisur nga madhësia, portokalli ka 3 gram, ndërsa mandarina vetëm 2 gram.

Mandarina janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, por vetëm 23.5 mg në krahasim me portokalliet. Megjithatë, ky fryt ka shumë për të ofruar, duke përfshirë betakarotenin dhe antioksidantë të tjera.

Ndërsa është e qartë se portokalliet kanë më shumë kalori se sa mandarina, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shmangni ato dhe të preferoni vetëm portokalliet.

Nëse ju jeni në një dietë, ose po kontrolloni peshën tuaj, mandarinat janë në fakt një zgjedhje shumë më e mirë, sepse kanë më pak kalori. /Telegrafi/

Shpërndaje në: