Porto mposht Atletico Madridin – Klubi i Simeones nuk vazhdon as në Evropa Ligë
Atletico Madridi nuk ka arritur të kualifikohet as për në Europa League.
Madrilienët u mposhtën në ndeshjen e fundit të grupit nga Porto, për t’u thënë “mirupafshim” për këtë sezon garave evropiane.
Ndeshja e luajtur në Portugali shfaqi një Atletico të zbehtë që nuk ka kurrfarë force të sulmojë.
Për më tepër, porta e Jan Oblak u kthye në një “tabelë qitjeje”, anipse epilogu i ndeshjes ishte vetëm 2-1.
Golat për vendasit i shënuan Taremi (5’) dhe Eustaqiuo (24’), teksa golin e ngushtimit të epërisisë e shënoi Marcano (90+5) (autogol).Si përfundim, Atletico doli kokulur nga kompeticioni më prestigjioz për klubet evropiane.
Skuadrat që kualifikohen në Champions League nga ky klub janë Club Brugge dhe Porto, ndërsa në Europa League shkoi Leverkusen.