Portieri kosovar që po punon me Yaya Touren: Muric nuk është në formë, shpresoj të ftohem nga Kosova

Portieri kosovar që po punon me Yaya Touren: Muric nuk është në formë, shpresoj të ftohem nga Kosova

Portieri kosovar, Betim Halimi që disa javë është duke punuar me ish futbollistin e Manchester Cityt, Yaya Toure.

Ky i fundit është emëruar ndihmës trajner në Ukrainë te skuadra Olimpik Donetsk. Halimi thotë se ende nuk po beson që po punon me një sportist të nivelit botëror.

“Është shumë eksperiencë interesante dhe e pabesueshme. Ende nuk po mund të besojmë që një futbollist kaç i madh si Yaya Toure është duke punuar me ne. Atij i pëlqen kampionati dhe puna që bëjnë këtu sepse Toure këtu e ka nisur karrierën. Është një person shumë i thjeshtë, s’mund të besosh që një lojtar që ka lujtë në klube të mëdha me qenë aq komunikativ, aq i thjeshtë me i motivu lojtarët” deklaroi Halimi për Indeksonline.

24 vjeçari ende nuk është ftuar asnjëherë në Kombëtaren e Kosovës.

Halimi shpreson që do të ftohet për ndeshjet kualifikuese të botërorit ‘Katari 2022’ që fillojnë në Mars.

“Kam pas pak problem me klubin që nuk kam pas ende ftesë nga Kombëtarja. E kam pas problem edhe transferin për shkak të ftesës sepse ktyre iu ka mbet hatri. Që dy ndeshje nuk kam luajtë për shkak të këtyre gjërave, por tash mundem me fillu me lu. Ndeshjet e Kosovës janë pas 1 muaji dhe besoj që gjatë kësaj kohe mund të arrijë 3-4 ndeshje, besoj që e meritoj të ftohem, pasi që Ujkani nuk po luan e Muriqi nuk është në formë” u shpreh Halimi.

Ndryshe, portieri kosovar është pjesë e Olimpik Donetskut që nga viti 2018.

Shpërndaje në: