Portieri i Haitit ka shkuar viral për autogolin më të keq në histori kundër Kanadës
Kanada-Haiti është ndoshta ndeshja që ngjallë më së paku interesim, kur fansat shikojnë orarin e takimeve në futboll, të marteve mbrëma.
Me Copa America dhe Euro 2020 në flakë, do të na falnit që dyshojmë se dikush vërtetë dëshiron ta shikojë Kanadë-Haiti, veç atyre që nuk janë me nacionalitet nga këto dy vende, transmeton Periskopi.
Dy këto Kombëtare u ndeshën në takimin kualifikues për Kupën e Botës më 2022, me Kanadën që fitoi 3-0, dhe 4-0 me rezultat të përgjithshëm.
Mirëpo, rezultati mbeti nën hijën e një autogoli absolutisht të tmerrshëm nga portieri i Haitit, Josue Duverger.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
GOAL ??
Oh no. ?
One of the worst concessions in goalkeeping history, and #CanMNT take a 1-0 lead over Haiti
? https://t.co/hishXepRT3 pic.twitter.com/QbF3CFwdyd
— OneSoccer (@onesoccer) June 16, 2021