Portieri i Bregut jo të Diellit por të Fildishtit bën gabim fascinues në kohën shtesë
Bregu i Fildishtë nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim 2-2 kundër Sierra Leones në Kupën e Kombeve Afrikane, pas një goli të jashtëzakonshëm të barazimit në kohën shtesë.
Sierra Leone, e cila ndali me një barazim favoritin e këtij kompeticioni Algjerinë në ndeshjen hapëse, dy herë u rikthye nga disavantazhi kundër Bregut, transmeton Periskopi.
Në fund të ndeshjes, dukej se Bregu do të merrte fitoren e dytë të kompeticionit, por pastaj ndodhi dicka e jashtëzakonshme në kohën shtesë.
Portieri 35-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Badra Ali Sangare, u përpoq të zotëronte një top mjaft të thjeshtë, por kapi gjurin e tij në fushë dhe e pengoi topin. Topi i ra Steven Caulker, i cili e pasoi për Alhaji Kamara. Pavarësisht se fillimisht rrëshqiti, Kamara arriti të fuste topin në rrjetë për të barazuar në mënyrë dramatike. /Periskopi.com/
AFCON has peaked with this last-gasp Sierra Leone equaliser. Heads fallen clean off at this ? pic.twitter.com/4vdTrytjCq
— Mitch (@mitchwilks) January 16, 2022