Portieri i Arsenal bën një prej pritjeve më të mira në histori të Premier League

Portieri i Arsenal bën një prej pritjeve më të mira në histori të Premier League

Portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale, ka bërë një pritje spektakolare sot në ndeshjen kundër Leicester City.

Anglezi ishte i jashtëzakonshëm në momentin e ekzekutimit të gjuajtjes së lirë nga James Maddison, duke prodhuar një pritje që po konsiderohet në mesin e më të mirave në Premier League.

Ramsdale bëri një zgjatje nga naa e majtë dhe me njërën dorë arriti të ndalte topin, duke e shtyrë drejt shtyllës, përcjell Periskopi.

Pritja ishte aq e bukur saqë edhe trajneri i Leicester bëri një reagim epik.

Më poshtë mund ta shihni pritjen spektakolare të Ramsdale. /Periskopi/

Shpërndaje në: