Portieri hero i Zvicrës, bashkëlojtar i Xhakës te Baseli, Monchengladbachu e Zvicra
Yann Sommer është ndoshta lojtari më favorit i shqiptarëve të Kosovës në EURO2020 pas pritjeve absolutisht mahnitëse për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjet kundër Spanjës dhe kundër Zvicrës. Por, kush është ky portier dhe a pritet të ketë të ardhme më të mirë?
Bashkë-lojtari i Xhakës dhe Shaqirit priti një numër të madh penalltish në ndeshje me Spanjën dhe Francën.
Ai aktualisht është portier i Borussia Monchengladbach-ut.
32 vjeçari luan për këtë ekip prej vitit 2014 dhe tashmë me 229 paraqitje është bërë thuajse elgjendë e ekipit.
Para se të luante në Gjermani, Sommer ka qenë pjesë e Baselit, madje edhe në kohën kur Xhaka e Shaqiri ishin në këtë ekip. Ai u bë i njohur te Baseli pasi në 170 ndeshje e kishte mbajtur portën të paprekur në 65 prej tyre.
Sommer i ka bërë 66 ndeshje për ekipin kombëtar të Zvicrës prej vitit 2012 e tutje.
Ai është i lindur në Morges të Vaudit, dhe ka nisur karrierën si fëmijë te ekipi i vogël i FC Herrilbergut.
Gjatë viteve 2007 deri më 2009, Sommer kishte mbrojtur në Lihtenshtajn për ekipin e Vaduqiz.
Sommer dhe Xhaka kishin qenë bashkëlojtar përveç Zvicrës dhe Baselit edhe te ekipi i Monchengladbachut.