“Porsche-ja e Hitlerit” që vlerësohet 20 milionë Dollarë dështon të shitet (Foto)
Një veturë e dizajnuar nga i famshmi Ferdinand Porsche në Gjermaninë Naziste e që pritej të shitej për miliona dollarë ka dështuar të gjejë blerësin në një ankand në Kaliforni të shtunën, mes skenave të konfuzionit e të talljeve.
Porsche Tip 64 ishte tepër e pazakontë dhe ishte ndërtuar në vitin 1939, kur Porsche ishte dizajnues për Volkswagenin. Ishte menduar të fitonte garën nga Berlini në Romë për të festuar “Paktin e çelikut” mes Gjermanisë Naziste dhe Italisë fashiste, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Kjo veturë pritej të shitej për më shumë se 20 milionë Dollarë. Sipas Bloomberg News, ankandi filloi me 30 milionë dhe ofertat shpejt eskaluan në 70, me disa në turmë që qeshnin ndërsa të tjerët talleshin.
Por, drejtuesi i ankandit tha se kishte menduar të thoshte 13 milionë në fillim e më pas 17. Kështu, mes konfuzionit, shitja kolapsoi./Periskopi