Porsche Cayenne me rekord të ri botëror Guinness (Foto)
Porsche ka thyer rekordin botërorë për tërheqje.
285 ton është pesha e mega avionit Airbus A380 të cilin Porsche me modelin Cayenne ka arritur ta tërheqë duke vendosur rekord të ri botërorë Guinness, transmeton Express.
Ishte modeli Cayenne S Diesel me të cilin Porsche arriti të tërheqë avionin e Air France, Airbus A380 duke kaluar rekordin e mëparshëm të tërheqjes me 115 ton.
Kjo tërheqje ishte mbresëlënëse jo vetëm për faktin se Airbus A380 është 100 herë më i rëndë se Porsche, por edhe fakti se modeli që tërhoqi këtë avion ishte model standard. Ky avion u tërhoq për 42 metra.