Populli rus nuk e do këtë luftë: Pse Putini po na përfshinë të gjithëve në rrenat e tij

Populli rus nuk e do këtë luftë: Pse Putini po na përfshinë të gjithëve në rrenat e tij

Putini kallëxon rrena në përpjekje për të arsyetuar horrorin në të cilin është future dhe në përpjekje për t’iu thënë rusëve se kjo nuk është lufta e tij, por është luftë për mbijetesën e popullit rus.

(Ky shkrim është shkruar nga autori dhe gazetari Dmitry Glukhovsky për The Guardian, përkthen Periskopi)

Pse Putini na tha ta quajmë këtë luftë ‘operacion special’? Sepse askush në Rusi nuk donte luftë. Gjithkush i frikësohet luftës. Lufta nënkupton se njerëzit do të largohen nga shtëpitë e tyre dhe do të kthehen në kufoma.

Kjo luftë nuk përkrahej nga njerëzit e zakonshëm të cilët do të paguajnë për të. As nga bizneset që do të kolapsojnë si rezultat i saj, as nga të ashtuquajturat elita që do të përjashtohen nga bota dhe do t’iu ndalet taxhia.

Që kur filloi lufta, jeta normale ka përfunduar për çdokë në Rusi dhe jeta nën ligjin e gjendjes së luftës, filloi.

Vladimir Putini personalisht shpalli luftën në Ukrainë. Për rreth një orë, në çdo kanal televiziv ai u mundua të sqaronte se pse kjo luftë ishte esenciale, na foli se si Ukraina nuk ishte një shtet dhe se parimet e saj nuk meritonin të ekzistonin.

Invazioni ishte projektuar bazuar në urrejtjen personale të Vladimir Putinit. Ai donte një fitore madhështore me të cilën do të kthehej nga kjo luftë. Televzionet (ruse) premtuar rënien e Kievit, menjëherë.

Por Putini nuk ishte i përgatitur të merrte përgjegjësi i vetëm në gjithë këtë gjendje. Dhe kështu, para se invazioni të fillonte, ai thirri këshillin e sigurisë në Rusi – në mënyrë që çdokush që do të mund të thoshte: “Nuk e dija këtë” – do t’i prezantoheshin faktet për të kundërtën (se e dinte, pra).

Ai ‘rrëmbeu’ çdokë që do të mund të thyente marrëveshjen për t’u future në këtë luftë.

Nuk isha unë – i tha Putini, botës.

Ishim ne rusët – deshi të thoshte ai.

Perëndimi s’ka me kë të negociojë këtu. Kështu, nëse çështja një ditë do të përfundonte në Hagë për krime lufte në Ukrainë, të gjithë ata që ‘mbrojtën’ kauzën do të ishin një grup.

E ky grup, ishte i frikësuar nga përgjegjësia që po merrte. Është e gjitha këtu, në një video të publikuar në shkurt, në mbledhjen e këshillit të sigurisë që u mbajt në Kremlin. Qartë vërehet se ata nuk ishin në dijeni për planin në mendjen e Putinit, që kishte avancuar si tepër në mendjen e tij.

Në përpjekje për ta fshehur frikën e tyre, Putini vendosi ta shpërndajë përgjegjësinë e tij në të gjithë regjimin. Deputetët e Dumës ruse dhe Këshillit të Federatës – që të gjithë u thirrën për t’u njoftuar me faktet. Dhe krejt ata, me një konsensus teatral, u pajtuan publikisht me Putinin. Deputetët rusë janë urdhëruar që çkado që do t’iu shkonte nga Putini, të votohej unanimisht nga ata.

Dhe kështu, ata dhanë bekimin e tyre për përdorimin e ushtrisë ruse në Donetsk dhe Luhanks. Por tanket tona nuk shkuan vetëm në Donetsk. Ato shkuan dhe në Harkiv, Herson e në Kiev. Një javë më vonë, u bë e pastër si loti se përkundër insistimit të përdorimit të batalioneve në mitin e rremë të krijuar ndaj ‘batalioneve naziste’, vendi jonë po përballej me një luftë të madhe kundër gjithë ushtrisë së Ukrainës dhe popullit të saj.

Forcat ushtarake ruse, për disa arsye bizarre ngjyrosën tanket e tyre me shkronjën ‘Z’.  Vdekjet tona tani kanë shkuar në mijëra, artileria jonë ka hapur zjarr gjithandej nëpër shtëpitë e ukrainasve. Kur forcat ruse bombarduan spitalin e lidnjes dhe atë më femijë, u bë e qartë se tani ne po flisnim për krime lufte.

Regjimi i Putinit, tani po provon që krimet e veta t’ia mveshë krejt popullit rusë. Të na bëj përgjegjës për këtë. Ta bëj brend për çdo rus shkronjën Z. Putini ka nevojë ta bëj këtë në përpjekje për të larguar krejt përgjegjësitë prej vetes dhe regjimit të tij dhe për ta përlyer krejt popullin e zakonshëm në gjithë këtë punë, për të thënë para perëndimit se Rusia nuk po e shkatërron paqen në Evropë vetëm me bekimin e një grupi të vogël në Kremlin, por me bekimin e krejt popullit rus. Ai ka nevojë t’i thotë popullit rusë tani, se kjo luftë po bëhet në emër të mbijetesës së tyre.

Regjimi po përhapë këso propagandash edhe që të rris popullaritetin. Janë organizuar edhe gara me vetura në 80 rajone ruse nën flamurin me shkronjën ‘Z’ (që nënkupton invazionin në Ukrainë, sqarim i Periskopit).

Me çdo çmim, me çdo gënjeshtër, Putini duhet ta provojë se kjo masakër ka sens, se ishte edhe populli rus e jo vetëm Kremlini që kishte nevojë për këtë luftë.

Por rusët duhet të kujtojnë se duke mbështetur ‘Z’-në, po mbështesim bombardimin dhe granatimin e qyteteve paqësore të Ukrainës. Po mbështesim shkatërrimin e dhjetëra-qindra shkollave dhe po i largojmë miliona njerëz nga shtëpitë e tyre. Po shkatërrojmë lidhjet me familjet tona dhe mes dy vendeve tona, përgjithmonë. Po mbështesim izolimin e paparë ndonjëherë të Rusisë dhe po mbështesim shndërrimin e vendit tonë në një koloni të Kinës.

Të gjithë ata që besojnë në propagandën e Putinit dhe rrethit të tij, duhet ta kujtojnë se gjysma e thuajse krejt bota tani na sheh si pushtues. S’do të shkojë shumë kohë kur do t’na shohin edhe si kriminelë luftë. Dhe kjo, do të bëhet histori e jona përgjithmonë. Të gjithë do të përlyhemi me gjakun paqësorë të ukrainasve.

Kjo nuk është lufta jonë dhe ne duhet ta kujtojmë këtë. Ne duhet të flasim për këtë. Ne s’duhet t’i lejojmë ata (Putinin me shokë) të flasin për neve. /Dmitry Glukhovsky /The Guardian/Periskopi

 

 

Shpërndaje në: