Politikanët duhet të formojnë opinionin publik, e jo vetëm ta ndjekin atë
Brenda kampit laborist, janë dy narrativa që e kundërshtojnë njëra tjetrën për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997. Narrativa e parë thotë që Tony Blair ishte shpëtimtari i partisë së tyre. Pas dy dekadash në egërsi, programi i tij i “modernizimit” më në fund e bëri partinë të pranueshme për njerëzit.
Me ndryshimin e kushtetutës së partisë, ai përqafoi disa elemente të ekonomisë neoliberale – të kombinuara me angazhimin për shkurtim të varfërisë dhe, ndoshta me parimin qëndror të blerizmit [Blairism]: rritjen e meritokracisë – laboristët e rinj e kishin të mundur t’i adresoheshin një numri më të madh votuesish.
Narrativa tjetër, e favorizuar nga njerëzit më në të majtë të partisë, është ajo që secili prej të kuqve [ngjyra e partisë laboriste] mund t’i kishte fituar ato zgjedhje – dhe se Konservatorët mezi qëndronin në këmbë, sepse votuesit ishin të gatshëm për çfarëdo ndryshimi. Ata e përmendin ‘Të mërkurën e zezë’ si event kyq për minimin e reputacionit të Konservatorëve për kompetenca ekonomike, dhe sygjerojnë që njerëzit po mërziteshin nga mizoria e tepruar e thatcherizmit.
Është e mundur që të dyja anët e kanë mirë në një pikë. Pas 18 viteshin në në qeveri do të ishte e pazakontë nëse partisë në pushtet nuk do t’i binte popullariteti. Dhe është e vërtetë se ‘të këqijat’ si “E mërkura e zezë” e kishin dëmtuar besimin e publikut. Në të njëjtën kohë, synimet e Blairit për t’i tërhequr disa tipe specifike votuesish u shpagua. Si lideri i parë laborist që i fitoi zgjedhjet në dy dekadat e fundit, dhe me një numër aq të madh votash, duket naive të mohohet që programi i tij specifik i politikave ka pasur rol të madh.
Çka kanë të përbashkët të dyja narrativat është konceptimi i tyre për opinionin publik, si diçka ndaj të cilit duhet të jipet një përgjigjje, e jo si diçka që kollaj mund të manipulohet. T’iu drejtohesh votuesve nënkupton t’iu ndërhysh në prioritetet e tyre kryesore. Nuk mund ta bëni ‘Njeriun Mondeo’ [kjo është një figurë politike shembull e një tipi të votuesit mesatar që përdorej për të shpjeguar suksesin elektoral të Margaret Thatcherit] më pak aspirues, por mund t’i flisni atij në mënyra të ndryshme. E drejta-për-të-blerë dhe sllogani i Laboristëve të rinj “edukim, edukim, edukim” preknin emocionalisht njerëzit. Për më tepër, votuesit ishin të ngopur me torë-t [shkurtesë e konservatorëve] dhe kishte ardhur vakti i laboristëve përsëri.
Por çka nëse marrdhënja kauzale, shkakësore është më e komplikuar se kaq? Çka nëse partitë mund të formojnë opinionin publik e jo thjesht t’i përgjigjen atij? Megjithëse ky sugjestion mund të mos tingëllojë aq kontravers, në fakt ngritë pyetje shqetësuese rreth logjikës së përpjekjes që bëjnë laboristët që nga vitet 90 e tekëndej.
Tom O’Grady, një hulumtues në LSE, e ka bërë një analizë interesante të qëndrimeve publike për mirëqenien dhe përfituesit e politikave të mirëqenies, duke sfiduar në mënyrë domethënëse dijen konvencionale, ose atë që besohej gjerësisht. Supozimi i zakonshëm thotë se qëndrimi i ‘fortë’ i laboristëve të rinj për përfitimet financiare që merrnin njerëzit po e ndiqte atë që mendonte opinioni publik i asaj kohe, dhe që shqetësimet për mashtrime nga këto përfitime dhe besimi që papunësia ishte një zgjedhje ‘lifestyle’-i, ishin përhapur gjithandej. Në realitet, evidenca tregon se votuesit u bënë shumë më armiqësor ndaj njerëzve që përfitonin, vetëm pasiqë këtë e bëri partia laboriste.
Në fillim të 90-ave, vetëm 25% e njerëzve mendonin se përfitimet ishin ‘shumë të larta dhe e diskurajonin punën”. Kjo bindje u rrit në mënyrë rapide në fillim të viteve 2010, me 50 deri në 60% që mendonin ashtu. Më 1993, thuaj gjysma e popullsisë nuk pajtohej me idenë që “shumica e marrësve të përfitimeve nuk meritonin ndihmë”. Ata nuk pajtoheshin me nocionin e “varfanjakut jomeritor”. Deri në fund të kohës së laboristëve në pushtet, kjo figurë politike ishte përgjysmuar. Kjo është pavarësisht faktit që papunësia ishte në një ulje të madhe, shpenzimet publike në përfitime kishin rënë [me rritjen më të madhe që ndodhi në benefitet për ata në punë], dhe nuk kishte asnjë provë se mashtrimet ishin rritur. Përpjekjet për “të bërë punën të pagueshme” duke i shkurtuar përfitimet financiare për prindërit e vetëm, ndërsa në të njëjtën kohë subvencionohej kujdesi i fëmijëve, e rriti shkallën e punësimit.
Ndoshta mund të shpjegohet si vijon: kur konservatorët akuzonin njerëzit e papunë se ishin të llastuar, një numër i madh votuesish do ta kuptonin këtë si pjesë tipike të diskursit të tyre. Kur këtë e thotë edhe partia tjetër, atëhërë ndryshon puna. Nuk e keni atë lloj konsensusi partiak nëse nuk ka diçka të vërtetë në atë që thuhet.
Në vitin 2015, Harrier Harman vendosi që laboristët nuk do të votonin kundër dëmeve që po i bënte qeveria mirëqenies përmes një projektligji, sepse opinioni publik rreth përfitimeve financiare ishte shumë negativ. Hamendem ajo nëse është penduar që, si sekretare e shtetit për sigurinë sociale në vitet e para të Blairit si kryeministër, ndihmoi në përgatitjen e një projekti nga i cili u mbërthye keq brenda.
Dhe çka nëse laboristët janë përgjegjës për prishjen e konsensuseve të tjera? Këtu ka një dilemë të vërtetë për adhuruesit e Blairit: çka nëse vota e Brexitit është më pak konsekuencë e euroskepticizmit personal të Corbynit, se që është produkt i dekadave të tëra të një politike trekëndore sa i përket emigrimit. Çdo lider laborist nga Blairi e teposhtë, ka përdorur një formë të retorikës anti-emigrim në përpjekje për t’u lidhur me votuesit, edhe nëse nuk është vërtetë një refleksion i saktë i politikës së tyre.
Nëse supozoni që armiqësia ndaj emigracionit është një fakt i pandryshueshëm social, është logjike të keni simpati si përgjigjje nga ‘shqetësimet legjitime’ të votuesve. Nuk ka rëndësi nëse thoni që emigrimi është burim i të gjitha ose vetëm i disa problemeve: shumica e votuesve që doni t’i merrni do ta besojnë atë gjë – dhe ata është më pak e mundshme t’iu mbështesin juve sesa partitë e tjera nëse ato flasin për atë gjë.
Është e zorshme të dihet se sa ndryshe do të ishin gjërat sikur laboristët në vazhdimësi të kundërshtonin pretendimet e anti-emigracionit dhe të mbronte migrimin si një gjë pozitive. Ndoshta do të ishte një betejë e humbur. Por me rritjen e krimeve të urrejtjes që nga vota e Brexitit, ndoshta përpjekja e mëtejme vetëm e përkeqëson çështjen. E çështja i ka të dyja dimensionet, morale dhe praktike. Shumë njerëz nuk do të pajtoheshin që miratimi i urrejtjes për përfitime politike është i pajustifikueshëm pavarësisht efikasitetit. Çka hulumtim i LSE-së tregon, megjithatë, është mundësia për një rrugë tjetër. | Guardian | Periskopi|