Politikanë kthejuni punës, kazmës dhe parmendës!

Politikanë kthejuni punës, kazmës dhe parmendës!

Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmi të gjitha, heshtni! Jo fjalë, por kazmën.

Një mesazh i rilindasit Konica, që vlen edhe sot, përsëritur thuajse me të njëjtat fjalë nga zëra të urtë të shoqërisë.

Hiqni dorë, se do të bëheni lodra e botës. Ta dini se ne,- në sy të Evropës së qytetëruar., jemi negër, dhe asgjë më tepër; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, po të gjithë na …përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zëni besën raporteve që thone gjëra të mira ‘per ne, dhe mbase një ditë dalim të “Rritur përpara botës, udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, por me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujët e ftohtë, lëndina ‘ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re Popullit.

Ne, vëllezër, jemi negër të varfër, pa nonjë rëndësi fare; mos dehuni me moskuptime, mos dëgjoni njerëz të cekët, njerëz aq të paditur sa ju, më të paditur se ju ndofta, të cilët kanë vetëm një guxim barbar dhe të verbër që i shtyn të futen kudo, në mes të talljes së përgjithshme.

Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmi të gjitha, heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Dhe Parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Po mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot, sa s’qaj dot.

 

Dhe më në fund, aq di, aq them; Jini të lirë të bëni si të doni.

Shpërndaje në: