“Policia zhag ju sjell”, avokati Berisha tregon si do përgjigjej prokuroria nëse Kurti do ishte qytetar i zakonshëm

“Policia zhag ju sjell”, avokati Berisha tregon si do përgjigjej prokuroria nëse Kurti do ishte qytetar i zakonshëm

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka komentuar thirrjen e kryeministrit Albin Kurti, që prokurorët e rastit për të cilin u thirr për të dëshmuar për skandalin e rezervave të shkojnë në zyrën e tij për ta intervistuar.

Berisha ka shkruar se nëse një përgjigje të tillë do ta merrte Prokuroria Speciale e Kosovës nga ndonjë qytetar, do të pasonte një përgjigje tjetër.

“Kollaj me neve, qe shefi, nëse doni, hajdeni tek unë. Po ta merrte PSRK një përgjigje si kjo nga kushdo afarist/qytetar, do pasonte përgjigjja “Nëse s’vjen, vjen policia zhag ju sjell”.”

Megjithatë, ai tha se pritet të shihet se si do të veprohet në këtë rast.

“Ta shohim ligjin perballe Maliqit!” – përfundoi avokati.

Kujtojmë se Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 09:30.

Shpërndaje në: