Policia thotë se situata në veri është “perfekt”
Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet stabile, pa asnjë incident të raportuar pas mbylljes së fundit të objekteve ilegale komunale serbe në rajon.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për zonën veriore, Veton Elshani, i ka thënë Klan Kosovës se situata është ”perfekt, krejt OK, s’ka probleme”.
Në përgjigje të veprimeve të Qeverisë së Kosovës në lidhje me komunat ilegale, KFOR-i ka rritur gatishmërinë e tij për përshkallëzime të mundshme, duke vendosur forca pranë urës së Ibrit për të siguruar stabilitet.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj përgjatë rrugëve që çojnë në ish objektet ilegale komunale për të ruajtur rendin dhe sigurinë në zonë.