Policia tha se u kërcënua, Përparim Rama: Nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje

Policia tha se u kërcënua, Përparim Rama: Nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar të jetë kërcënuar, ndonëse rasti figuron në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se raportimet nuk janë të sakta. Në raportin e Policisë figuron se kërcënimi është bërë me 8 maj.

“Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një person, me dyshimin se kishte kanosur dy zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Kryetarin dhe Kryesuesin.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti (DOKUMENT)

Shpërndaje në: