Policia: Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në një objekt privat ndërtimi, nisen hetimet

Policia: Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në një objekt privat ndërtimi, nisen hetimet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok. Sipas policisë, është raportuar se në një objekt privat ndërtimi persona ende të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes dhe si pasojë e shpërthimit është shkaktuar zjarr.

Policia ka nisur hetimet.

“Zubin Potok /  02.10.2024 – 23:35. Është raportuar se në një objekt  privat ndërtimi persona ende të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes dhe si pasojë e shpërthimit është shkaktuar zjarr. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po ashtu dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish kryetarit të kësaj komune.

Zeqiri ka bërë thirrje që organet e rendit t’i kapin kryesit e këtij akti dhe t’i përballin me drejtësinë.

Ai ka thënë se sulmet e ngjashme që po ndodhin në pronat e qytetarëve në veri janë të papranueshme, por nuk do ti stopojnë në punën për rend dhe ligj.

“Denoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj prones së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësis…. sulmet e ngjajshme të cilat po ndodhin kudèr jetes dhe pronave të qytetarëve jan të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, shkroi ai.

Zeqiri thotë se shpërthimi në Zubin Potok ndodhi në pronën e ish-kryetarit të Komunës

Shpërndaje në: