Policia sekuestron një Lamborghini në Prizren, e voziste një 11 vjeçar

Policia sekuestron një Lamborghini në Prizren, e voziste një 11 vjeçar

Policia ka sekuestruar një veturë Lamborghini në Prizren, pasi që ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

Policia thotë se gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur vetura ka qenë pa tabela të regjistrimit dhe poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar, i njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: