Policia publikon pamjet e aksionit në Gjakovë, u arrestua një i dyshuar për ‘Detyrim’

Policia publikon pamjet e aksionit në Gjakovë, u arrestua një i dyshuar për ‘Detyrim’

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, së bashku  edhe me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim edhe me PTH- Gjakovë, ka realizuar një operacion policor nën dyshimet se një person i dyshuar mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale të ‘detyrimit’.

Sot,  njësitë e lartcekura policore kanë zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit.

Sipas policisë, personi i dyshuar dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.

Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.

 

 

 

Shpërndaje në: