Policia pranon donacion nga ambasada e Britanisë: Jemi falënderues dhe mirënjohës

Policia pranon donacion nga ambasada e Britanisë: Jemi falënderues dhe mirënjohës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar donacion nga Ambasada e Britanisë.

Përmes një komunikate për media nga PK kanë bërë të ditur se kanë pranuar donacion një pajisje e zbulimit (skaner X-ray), dy detektor për kontrabandë, 68 bateri dore ndriçuese, 75 zmadhues për dokumente e të tjera.

Ndër të tjera policia janë shprehur mirënjohës për donacionin.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kuifi me datë 24.01.2025 ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë i cili përmbanë pajisje për punë policore në teren si në vijm:

· 1 (një) pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€,

· 2 (dy) detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€,

· 68 bateri dore ndriquese,

· 75 zmadhues për dokumente,

· 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe

· 100 zmadhues për dokumente.

Me këtë rast gjatë pranimit të këtij donacioni drejtori i departamentit për kufi ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.

Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: