Policia po heton dy raste të vdekjeve në Prishtinë

Policia po heton dy raste të vdekjeve në Prishtinë

Policia ka njoftuar se dy persona në Prishtinë janë gjetur pa shenja jete në shtëpitë e tyre.

Sipas policisë, trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

 

“Prishtinë / 13.01.2025-11:36.  Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.

         Prishtinë 13.01.2025, 23:40. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: