Policia po e kërkon këtë person për falsifikim të parave

Policia po e kërkon këtë person për falsifikim të parave

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi.

Arsyeja është për faktin se i njëjti kërkohet për veprën penale ‘’falsifikim i parave’’.

Sipas njoftimi të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 prill të këtij viti në rrugën “Wiliam Woker”  në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Shpërndaje në: