Policia për veturën e U.D. të drejtorit të QKUK’së: Bëhet fjalë për shpërthim, s’ka të lënduar
ShSKUK ka njoftuar se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.
Lidhur me rastin, kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.
Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Periskopi/
Dëmtohet në parkingun e QKUK-së vetura private e ud. së drejtorit



