Policia në Prishtinë shton masat për sigurinë në trafik
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë njofton se ka shtuar masat për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke synuar parandalimin e aksidenteve si pasojë e shkeljeve të rregullave të trafikut.
Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se fokus i veçantë është kalimi në semafor të kuq, që rrezikon seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë, dhe tejkalimi në vijë të plotë, që shpesh përfundon me aksidente të rënda.
Sot janë ndëshkuar;
-5 shoferë për kalim në semafor të kuq me pezullim të patentës për 3 muaj,
-13 shoferë për tejkalim në vijë të plotë,
-2 shoferë për përdorim të telefonit (hera e dytë) me konfiskim patente,
-2 automjete janë konfiskuar për mosrespektim të masave mbrojtëse, ndërsa janë regjistruar edhe -57 kundërvajtje të tjera
Ky plan kontrolli i shtuar do të vazhdojë në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës, andaj apelojmë që të respektohen rregullat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithëve, ka thënë Policia.