Policia në Gjilan kontrollon shtëpitë e tre të dyshuarve, sekuestron armë e mbi 200 fishekë
Të shtunën Policia në Gjilan ka realizuar një kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të personave të dyshuar në fshatin Cernicë.
Kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 kanë shtënë me armë në ajër.
Aty janë sekuestruar:
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Liberti Arms e kalibrit 12 mm (me leje),
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Lupo Benelli e kalibtir 308 mm (me leje),
– Një (1) pistoletë e llojit Cervena Zastave (me leje),
– Një (1) pushkë automatike e llojit Thomson Submachine Gun e kalibtir 45 mm pa leje përkatëse,
– Një (1) pushkë gjuetie e llojit Benelli Agro
– Nëntëmbëdhjetë (19) gëzhoja të kalbitir 9×9 mm,
– Dymbëdhjetë (12) gëzhoja të kalibtir 7×76 mm,
– Dy (2) gëzhoja të kalibtir 306 mm,
– Shtatë (7) fishekë të kalbitir 9 mm,
– Pesë (5) karikatorë të zbrazet dhe
– Dyqind e gajshtëmbëdhjetë (216) fishekë të kalibtir 30.06 mm.
“Tre të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, rast i cili do të procedohen në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë