Policia merr nën kontroll edhe një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele serbe
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot në mëngjes kanë bastisur objektet në të cilat vepronin Drejtoria për Tokë Ndërtimore dhe Drejtoria për Çështje Banesore në Mitrovicën e Veriut, të cilat janë institucione paralele dhe kanë vepruar me sistemin e shtetit fqinj.
Portali serbe “kosovoonline” raporton se, rreth 70 punonjës të këtyre institucioneve janë larguar nga objekti.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar se Policia e Kosovës kanë marrë një raport nga Komuna e Mitrovicës së Veriut se objekti në të cilin gjenden zyrat e këtyre institucioneve paralele, janë objekte që i takojnë Komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Kur kemi ardhur këtu kemi gjetur punëtorë dhe dyshojmë se këtu ka pasur një institucion paralel. Së bashku me prokurorin, policia ndodhet në vendngjarje dhe për momentin këtë rast po e trajtojmë si nxjerrje të dokumenteve të falsifikuara. Ne kemi folur me punëtorët dhe ata mundën të merrnin sendet e tyre personale. Ky objekt tani e tutje është nën kontrollin e policisë dhe prokurorisë deri në njoftimin e dytë”, ka thënë Elshani