Policia me aksion në Kursimoren e Bankës në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në Bankën e Postës në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.
Sipas tij, aksioni është duke u zhvilluar bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.