Policia mbyll lokalin e Medës, shqipton 100 gjoba brenda tij
Mbrëmjen e së dielës, Policia dhe Inspeksioni kanë kontrolluar lokalet në kryeqytet, për të mbikëqyrë respektimin e masave anti-Covid.
Si pasojë e mosrespektimit të masave anti-Covid, Policia dhe Inspeksioni kanë mbyllur tri lokale dhe ka gjobitur disa të tjera.
Në mesin e lokaleve që janë gjobitur dhe mbyllur të dielën është edhe ai i këngëtarit Mehedin Pergjegjaj, i njohur për publikun si Meda.
Express mëson se në lokalin e Medës nuk është respektuar distanca fizike dhe Policia ka shqiptuar 100 gjoba për të pranishmit.
Ndërkohë, Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se nga 1 janari janë shqiptuar gjithsej 908 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-Covid.
“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.