Policia: Mbi 1350 qytetarë në veri kanë ndërruar targat nga ilegale në “RKS”
Ditëve të fundit është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve serbë për t’i regjistruar veturat e tyre në RKS.
Që nga 1 nëntori e deri më tani numri i tyre ka shkuar mbi 1 mijë e 350.
Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS, Republikës së Kosovës.
Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.