Policia kujton Triumf Rizën

Policia kujton Triumf Rizën

Policia e Kosovës ka kujtuar në 17-vjetorin e vdekjes, zyrtarin policor, Triumf Rizën.

“Data 30 gusht e vitit 2007, ishte një datë e kobshme për vendin dhe Policinë e Kosovës, pasi humbi një zyrtar me vlerë të lartë policore, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndryshoj rrugën e sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve, duke treguar se Policia nuk zmbrapset para asnjë krimineli”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, deklarojnë se “do ta kujtojnë përherë me nder dhe respekt të thellë, Heroin e Kosovës Triumf Riza dhe gjithë të rënët në detyrë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe vendit”.

Shpërndaje në: