Policia konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, të komunës së Podujevës ka hasur në një sasi prej njëzet metra kub dru.
Siç njofton Policia e Kosovës, drunjtë ishin të llojeve ahu dhe pishë.
“Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në njoftimin e Policisë.