Policia konfirmon: 2 kilometra prej Merdarës janë mbledhur një numër i vogël personash
Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa qytetarë janë mbledhur në anën e Serbisë pranë pikës kufitare në Merdarë, për ta bllokuar rrugën.
Komandanti i kësaj pike kufitare, Ekrem Kolqi, ka thënë se personat janë mbledhur rreth dy kilometra prej pikëkalimit.
“E kemi informatën se rreth 2 kilometra prej pikë- kalimit kufitar (në Merdar), janë vendosë një grumbull i njerëzve edhe aty janë t’u protest.”– ka thënë ai për “Kallxo”.
Tutje, ai ka shtuar:
“Po, veç është numër shumë i vogël (i veturave)”.
Tutje, ai ka thënë se nuk ka pasur shqetësime nga qytetarët që kanë qarkulluar në këtë pikë kufitare.
“Jo absolut. D.m.th është t’u qarkullu veç që është numër shumë i vogël edhe qytetarë të nacionalitetit shqiptar d.m.th nuk ka, shumë pak ka që qarkullojnë. Vetëm këta që qarkullojnë për perëndim- i patëm tash dy vetura me targa gjermane.” – ka thënë ai.