Policia, KFOR-i dhe EULEX-i realizojnë stërvitje të përbashkët

Policia, KFOR-i dhe EULEX-i realizojnë stërvitje të përbashkët

Policia e Kosovës, KFOR-i dhe Misioni i Bashkimit Evropian (BE) për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë realizuar një stërvitje të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga PK-ja, ku theksohet se ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.

“Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Për të përcjellë nga afër këtë ushtrim, ishin të pranishëm edhe drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani.

Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare thuhet se është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Shpërndaje në: