Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi në Prishtinë.

I dyshuar kërkohet për veprën “Vjedhje”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.I dyshuar kërkohet për veprën Vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në kërkesën e tyre.

Shpërndaje në: