Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar (FOTO)
Policia në Graçanicë kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuar kërkohet për veprën “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në njoftim.