Policia kërkon ndihmë për identifikimin e disa të dyshuarve për vjedhje të rëndë, ua publikon fotografitë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar disa persona, fotografitë e të cilëve i ka publikuar.
“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.”
Policia thotë se ata kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë në kryeqytet.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”