Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për zjarrvënie
![Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për zjarrvënie](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-1-359x300.jpg)
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së një të dyshuari për zjarrvënie.
Personi i dyshuar që është identifikuar është Florent Bunjaku.
“Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e Policisë, ku është bashkangjitur edhe një fotografi e të dyshuarit.