Policia jep detaje për vëllezërit kosovarë që po dyshohen për terrorizëm
Policia në Gjermani ka arrestuar dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm të cilët kishin në plan ta çonin në ajër qendrën më të madhe tregtare në vend “CentrO”.
Policia gjermani i ka arrestuar dy vëllezërit gjatë natës në Duisburg, 28 vjeç dhe 31 vjeçar.
Mirëpo, Deutsche Welle thotë se Ministria e Brendshme në Renani Veriore-Vestfalisë është duke pritur rezultatet e hetuesisë, por përfaqësuesi i sindikatës së policëve thotë se ky është një moment i ri, sepse personat me origjinë nga Kosova deri tani nuk kanë qenë nën dyshime si pjesë e rrjeteve terroriste në këtë zonë.