Policia jep detaje për rrahjen mes rrugës në Ferizaj

Sot gjatë ditës ka ndodhur një përleshje në Ferizaj, mes disa pjesëmarrësve në trafik, transmeton Periskopi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se rrahja ka ndodhur në fshatin Babush, teksa personat e përfshirë janë shoqëruar për në stacionin policor.
“Sot rreth orës 16:37 kemi pranuar një informatë për një rast rrahje në fshatin Babush. Personat e përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe njësia e hetimeve është duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.