Policia jep detaje për rastin e kërcënimit të prokurorit dhe bashkëpunëtorit të tij dje në Pejë

Policia jep detaje për rastin e kërcënimit të prokurorit dhe bashkëpunëtorit të tij dje në Pejë

Është arrestuar i dyshuari që ka kërcënuar dhe fyer prokurorin Ramiz Buzhala derisa po e merrte në pyetje, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

“Pejë 20.02.2025 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin dhe bashkëpunëtorin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Për këtë rast dje ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare. KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor. Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, u tha dje në reagim.

Shpërndaje në: