Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka thënë se policia aktualisht ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura.
Ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes, me qellim të sqarimit të plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci