Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë ku vdiq një person
Një i vdekur dhe një i lënduar, është bilanci i një aksidenti i cili ndodhi sot në Mitrovicë.
Kështu njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Zaiti tha se në aksident ishin të përfshirë tri automjete, një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë ka vdekur një motoçiklist.
“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, tha ai.