Policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekur dy persona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekur dy persona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka dal sot m e raport lidhur me aksidentin e me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, e ku kanë vdekur dy persona.

Sipas policisë të përfshirë në këtë aksident kanë qenë dy vetura dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur edhe tre persona të lënduar.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Shpërndaje në: