Policia jep detaje për 3 vjeçarin që vdiq në Rahovec
Një fëmijë 3 vjeçar ka vdekur në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e hekurta të oborrit.
Në raportin 24-orësh thuhet se dera e hekurt ishte e mbështetur për muri, është rrëzuar dhe e ka goditur fëmijën.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
E dhimbshme: 3-vjeçari nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital