Policia jep detaje në lidhje me kërcënimet ndaj Izmir Zeqirit nga një serb

Policia jep detaje në lidhje me kërcënimet ndaj Izmir Zeqirit nga një serb

Policia e Kosovës ka dhënë detajë në lidhje me kërcënimet ndaj kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, duke thënë se ka ndodhur përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se Zeqiri është fyer dhe kanosur nga një person, derisa thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjetit social, një person i panjohur dyshohet i nacionalitet serb, e ka fyer dhe kanosur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tashmë edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet për këto kërcënime.

Shpërndaje në: