Policia franceze mbështet tifozët e Liverpoolit: Ministria duhet t’i shkojë deri në fund këtij tmerri

Policia franceze mbështet tifozët e Liverpoolit: Ministria duhet t’i shkojë deri në fund këtij tmerri

Policia e Francës i ka reaguar Ministrisë së Sportit atje, për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Realit.

Ministri i Sportit, Gerald Darmanin akuzoi tifozët e Liverpoolit për nxitjen e problemeve jashtë stadiumit në ndeshjen finale të Championsit, përcjellë Periskopi.

Darmanin kishte pohuar se ishte një mashtrim me bileta që çoi në vonesën e fillimit të finales dhe se disa tifozë britanikë kishin provokuar situatën në stadium.

Por një zyrtar i lartë i policisë franceze tha se përpjekjet për të justifikuar atë që ndodhi të shtunën shënojnë falimentimin e një ministrie.

Kaosi shpërtheu rreth stadiumit, ndërsa tifozët kaluan orë të tëra duke pritur për t’u futur, duke detyruar që edhe fillimi i finales të shtyje për gjysmë ore.

Shpërndaje në: