Policia e “sos” me dënim 20 vjeçarin: I anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë

Policia e “sos” me dënim 20 vjeçarin: I anulohet leja e vozitjes për të gjitha kategoritë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i është anuluar leja e vozitjes një shoferi 20-vjeçar në Prizren, për shkak se kishte 21 pikë negative, për shkak të kundërvajtjeve të  përsëritura.

Atij i është anuluar leja e vozitje për të gjitha kategoritë.

“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004.  Gjatë verifikimit është gjete se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të  shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi.

Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: