Policia e Kosovës po kryen operacion në disa rajone të vendit, nuk jep shumë detaje

Policia e Kosovës po kryen një operacion në disa rajone të vendit, duke përfshirë Prishtinë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicën e Jugut.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu” – tha Kelani për Nacionalen.
Në fund, ai ka shtuar:
“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”.